Në terren punojnë ekspertë shqiptarë dhe zviceranë

Në Lin të Pogradecit ka rinisur puna për të zbuluar e vendbanimin “palafit” i cili mendohet se ka ekzistuar 7500 vjet më parë. Projekti që mban emrin “Lin 3” po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër. Ekspertët thonë se vendbanimi i lashtë shtrihet edhe në tokë përveç pjesës në ujë që tashmë njihet.

Zbulimet e fundit kanë kënaqur edhe palën zvicerane

“Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojmë nën ujë, që prej 2 vitesh, dhe tani po përpiqemi të zbulojmë se si kjo që kemi në këtë zonë, ka vijuar të shtrihet drejt bregut të liqenit.

Vendbanimi Palafit i Linit rezulton  më i madhi në Ballkan. Ekziston edhe një palafit tjetër në palën maqedonase por shumë herë më i vogël në sipërfaqe sesa ky i Linit.

Tv Klan