Një 42-vjeçar i dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen” është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

Autoritetet sqarojnë se  42-vjeçari një njihej me dy emra, Igli Malçi alias Arban Malçi, kërkohej nga autoritetet italiane.

Malçi rezulton i dënuar nga Gjykata e Assizës në Itali, pasi ka plagosur një person i cili më pas ka ndërruar jetë.

Tashmë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./tvklan.al