Kërkohej në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet

Kërkohej në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet

10:41 07/09/2019

Policia e Kurbini ka vënë në pranga një 47 vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpol Roma prej viti 2013. Kastriot Marku, banues në Kurbin ishte dënuar me 12 vite burg nga Gjykata Pistoia në Itali.

47 vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Roma

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qenieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm” njofton policia e Lezhës.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori