Është arrestuar në Itali Arben Terqalaki, 32 vjeçari shqiptar i cili ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2014.

Ai jetonte në Alessandri, aty ku dhe u arrestua pas një kontrolli në qytet.

Pas ndalimit të tij, oficerët kuptuan se Terqalaki ishte me një urdhër arresti europian të lëshuar që në vitin 2014 për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, nxitje, shfrytëzim të prostitucionit të kryer në Spanjë.

32-vjeçari duhet të vuaj 11 vite burg, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Aleksandrisë. /tvklan.al