Një 27-vjeçar shqiptar i cili kërkohej nga Belgjika, është arrestuar në Kurbin gjatë një operacioni policor të koduar “Adriatiku”.

I arrestuari me iniciale E.K. ështëp pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin banesa në Belgjikë, 8 prej të cilëve janë arrestuar kohë më parë gjatë operacionit ndërkombëtar “Pikaso”. Pesë prej tyre u arrestuan në Belgjikë, ndërsa 3 në Shqipëri.

27-vjeçari me iniciale E.K. ka qenë në kërkim pasi ndaj tij është vendosur në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale të vjedhjes më shumë se njëherë, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

/tvklan.al