Policia shqiptare ka arrestuar një 31-vjeçar i cili kërkohej nga drejtësia italiane. Operacioni i koduar “Kamza” u krye nga uniformat blu të Tiranës, ndërsa në pranga ra Erjol Ceka.

I riu është dënuar dy muaj më parë nga gjykata në Torino me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burg. Ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

9 vite më parë, më 17 Janar të 2011-s Ceka ka tentuar të shtypë me makinë një italian. Ky i fundit shpëtoi, por pësoi dëmtime të ndryshme dhe fraktura.

Një vit më vonë, më 14 Dhjetor të 2012-s së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar. Në vitin 2015, Ceka në bashkëpunim me një person tjetër ka plagosur rëndë një shqiptar./tvklan.al