Kërkohej nga Italia për trafik kokaine, kapet i riu

Kërkohej nga Italia për trafik kokaine, kapet i riu

10:10 04/05/2019

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:K.A., 29 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Durrës.

Sipas njoftimit të policisë

“K. A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në Urdhër Arrestin e vitit 2017,lëshuar nga  Gjykata në Peskara/ Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”

.

27-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo