Taulant Manaj ishte arratisur pas ndryshimit të masës së arrestit

Ky është Taulant Manaj apo i njohur edhe si Taulant Beqiraj. 29-vjecari nga Vlora u arrestua mëngjesin e së dielës në një pallat në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë.

Në 27 Shkurt të 2018-ës ai u përfshi në një përplasje me armë mes dy grupeve në qytetin e Vlorës ku edhe mbeti i plagosur bashkë më 2 persona të tjerë. Në atë kohë gjykata caktoi për të masën “arrest shtëpie”.

Në Qershor të 2018-ës, Manaj u ndalua sërish nga policia me një pistoletë pa leje në makinë, por sërish u la në “arrest shtëpie” nga gjykata. Në Shtator të atij viti Gjykata e Apelit e ndryshoi masën dhe vendosi ta rikthejë në burg, por i riu ishte arratisur.

Për arratisjen e tij reaguan në atë kohë Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë që akuzuan gjykatën se kishte liruar një person të rrezikshëm. Ai akuzohet tashmë për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Tv Klan