Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 41-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg.

Mësohet se Adrian Kacmoli, banues në Durrës, është arrestuar me qëllimin për t’u ekstraduar drejt Italisë.

Kacmoli ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias në Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Po ashtu bëhet me dije Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit drejt Italisë./tvklan.al