Vdekja e Admir Muaratit i vrarë në grabitjen e 9 Prillit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe dy javë kohë që certifikata e vdekjes së tij dhe prova të tjera nga ngjarja e grabitjes ti vihen në dispozicion. Vetëm pas mbërritjes se këtyre informacioneve gjykata pritet të pushojë çështjen ndaj tij ku ai akuzohet për tre grabitje të tjera bankash.

Prokuroria pretendoi në sallë se nga gjurmët e gishtave është vërtetuar se viktima është Admir Murataj. Por Gjykata sqaroi se vetëm kjo provë nuk mjafton dhe kërkon prova shtesë. Por çështja e Admir Murataj nuk u zhvillua vetëm në seancë gjyqësorë. Nëpërmjet avokatit e bija Murataj ka dorëzuar një kërkesë në prokurori subjekti i të cilës është hetimi i policisë së shtetit dhe konkretisht efektivet e FNSH-së që u përplasën me armë ne Admir Murtajn.

Familjarët e Ragip Hajdinit i njohur ndryshe si Daja kanë folur për mediat lidhur me prangosjen e tij. I vëllai i 50 vjeçarit dhe djali i tij kanë mohuar akuzat.

Sipas tyre i afërmi i tyre nuk ka nevojë të grabisë pasi ata jetojnë shumë mirë dhe kanë të ardhura të mjaftueshme.

Tv Klan