Britania pa shikon mundësinë për heqjen e operacioneve për “rikthimin e virgjërisë me qepje”. BBC shkruan në një artikull të gjatë se shumë gra myslimane rrezikojnë të nxirren nga shtëpitë, ose në raste ekstreme edhe të vriten, nëse familjarët zbulojnë se kanë kryer seks përpara martesës.

Megjithatë shumë njerëz kanë shprehur shqetësimin se nëse kjo procedurë hiqet me ligj, atëherë kjo gjë do të realizohet fshehtazi. Sipas një udhëzimi të Këshillit të Përgjithshëm Mjekësor (GMC) thuhet se pëlqimi i pacientit për një operacion të tillë duhet të vihet në dyshim nëse kuptohet që është nën presion nga dikush tjetër.

BBC merr rastet personale të disa grave, të cilat kanë rrezikuar vdekjen pasi kishin kryer seks përpara martesës. Halaleh Taheri, themeluesja e Organizatës për Shoqërinë dhe Gratë e Lindjes së Mesme, ka treguar se një studente marokene fshihet në Londër pasi babai i saj ka paguar njerëz që ta vrasin.

Pasi shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në 2014-n për të studiuar, vajza 26-vjeçare u njoh me një djalë dhe vendosën të jetonin së bashku. Por kur babai i saj zbuloi për lidhjen kërkoi që ajo të kthehej në Marok.

Aty, ai i kërkoi të bënte “testin e virgjinisë” dhe zbuloi se vajza e tij nuk ishte më e virgjër. Ajo u kthye sërish në Londër, por tashmë jeton me frikën se babai do ta zbulojë se ku jeton.

Janë të paktën 22 klinika private përreth Britanisë së Madhe që të rikthejnë virgjërinë me operacion. Sipas një investigimi të britanikes “Sunday Times” ato marrin deri në 3.000 Paund për operacion që zgjat deri në një orë.

Aktivistet për të drejtat e femrave shprehen se këto klinika janë përfituese për gratë myslimane, të cilat kanë frikë për jetën nëse bashkëshortët kuptojnë që natën e parë të martesës nuk janë “të pastra”.

“Vajza mund të vdesin nëse ndalohet kjo procedurë në disa raste specifike”, tha Halaleh Taheri. Sipas dokorit Khalid Khan, ndalimi i këtyre operacioneve nuk është “përgjigja e duhur”. Sipas tij vendimi i duhet lënë vetë grave, por pas informacioneve të vlefshme që iu jepen./tvklan.al