Pak ditë pasi e dërgoi në gjyq biznesmenin Dashamir Gjoka, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive së tij.

Për prokurorinë e krimeve të rënda kjo pasuri është vënë nga paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal i tij në shfrytëzimin e prostitucionit dhe trafikut të lëndëve narkotike ne Itali.

Për 9 pasuri të paluajthme të regjistruara në emër të biznesmenit dhe familjarëve të tij prokuroria kërkon që t’i kalojnë shtetit.

Fillimisht, ndaj këtyre pasurive, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive, me leje të Gjykatës, në kuadër të hetimit pasuror që ishte filluar ndaj të pandehurit Dashamir Gjoka.

Gjatë fazës hetimore,i pandehuri dhe mbrojtja e tij paraqitën disa dokumenta jo-zyrtarë, për të provuar se pasuritë ishin krijuar nga huamarrja nga persona të ndryshëm.

Por prokuroria thotë se në asnjë rast, këto huamarrjeje nuk provohen me dokumentacion të rregullt ligjor. Për këtë arsye prokuroria thotë se ka krijuar bindjen që ato janë fiktive. Nese gjykata miraton kërkesën e prokurorisë, pritet që këto pasuri tashmë të admisistrohen nga minsitria e finanacave ashtu sicc e parashikon ligji për pasuritë e konfiskuara.

Tv Klan