Tani që prokuroria speciale në Hagë ka përmbyllur paraqitjen e dëshmitarëve ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tij, pyetja që shtrohet është nëse kushtet janë pjekur për të zbutur masën e sigurisë, përkatësisht lirimin nga paraburgimi.
Eksperti ligjor Bekim Blakaj thekson se kjo mundësi është refuzuar për shkak të një arsyeje të vetme, ndikimit ndaj dëshmitarëve.
Ai kujton se tashmë ekziston edhe një aktakuzë e veçantë për pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, e cila, sipas tij, do të përdoret si mjet për të justifikuar mbajtjen në paraburgim.
Çdo dy muaj rishqyrtohet nevoja për paraburgim, por asnjë garanci nuk jepet për ndonjë ndryshim të afërt.
Klan News