Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi kërkohet nga autoritetet amerikane. Bëhet fjalë për Arben Bregun, banues në Shkodër. Ai u arrestua falë bashkëpunimin me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë në ambasadën amerikane në Tiranë.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në Qershor 2013 në qytetin Duval të Floridas në SHBA. Jashtë një restoranti, Arben Bregu qëlloi disa herë me armë një person, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ndodhi pas një konflikt mes tyre. Gjykata e Floridas e ka shpallur fajtor 50-vjeçarin shqiptar. Ndaj këtij të fundit po bëhen procedurat për ta ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /tvklan.al