Rikthimin e shikon sërish si herën e parë në kombëtare. Mesfushori Migjen Basha shprehet i kënaqur që riveshi sërish pas një viti fanelën kuqezi. Në ndeshjet e Nations League, futbollisti kërkon nga skuadra reagim, në raport me dy ndeshjet e fundit miqësore, kundër Kosovës dhe Ukrainës.

“Duhet të reagojmë të bëjmë çdo gjë më mirë. Izraeli është kundërshtari i parë. Nuk është skuadër e lehtë dhe këtë e tregoi në Elbasan Arena. Jemi ekip i çuditshëm, se humbim dhe fitojmë kundër kujtdo”.

Kombëtares i duhen rezultate dhe një peshë jo e vogël bie mbi sulmuesit.

“Mosshënimi i golit është presion vetvetiu. Në kombëtare do vij të bëj maksimumin dhe të ecim sa më parë. Parësore nuk është goli im por fitorja e kombëtares. Rëndësi ka të fitojë ekipi”,

thotë Sidrit Guri.

Që prej kësaj të hëne, trajneri Panucci i ka të gjithë lojtarët e thirrur në dispozicion për të përgatitur ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Tv Klan