Kërkoi favore seksuale, gjyqtari Guximtar Boçi, kërkon kthimin në detyrë (Video)

Posta

Kërkoi favore seksuale, gjyqtari Guximtar Boçi, kërkon kthimin në detyrë (Video)

21:25 14/01/2019

Më shumë se dy vjet më parë emisioni “Stop” solli me zë dhe figurë aferën e ish-kreut të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, për një çështje gjyqësore. Në atë kohë, KLD-ja e pezulloi gjyqtarin Boçi nga detyra. Por sot, Guximtar Boçi, jo vetëm ka marrë pafajësinë, por kërkon edhe kthimin në detyrë. “Stop” analizon të gjitha parregullsitë në procesin ndaj Boçit,që nga mosmarrja në pyetje e gruas në audio-përgjim e deri te mos analizimi i zërit të gjyqtarit.

Në Tetor të vitit 2016 emisioni “Stop” ka transmetuar video- skandalin ky kryetari i Gjykatës i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër Guximtar Boçi, kërkonte favore seksuale duke shfrytëzuar postin si Kryetar i kësaj gjykate.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja – Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Gjyqtari – Ja të ikin këta. Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojmë içik kësaj?

Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Në faqe në faqe të putha, është respekt.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë që i thashë Guxim unë nuk e bëj dot, bëj ç’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta – C’a?

Qytetarja – Të veja me të.

Blerta– Ëhë.

Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap?

Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani.

Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja – Të tëra regjistrimet që kam, të hënën i ke te gazetarja. Hajt mirupafshim tashi!

Gjyqtari – Ti atë bën edhe …

Qytetarja – Ja të shohësh.

Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.

Qytetarja – Po.

Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.

Pas transmetitmit të videos, Prokurorët e Krimeve të Rënda zbarkuan në Televizionin Klan për të marrë regjistrimet audio, të regjistruara nga qytetarja, në lidhje me skandalin seksual.

Të nesërmen, më datë 28 Tetor 2016, KLD shkarkoi dhe pezulloi Guximtar Boçin nga detyra si kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, si dhe nisi një hetim mbi gjykimin e çështjes nga gjyqtarja Blerta Çibuku.

Por qytetarja tha atëherë për emisionin “STOP” se përveç dëshmisë që ka dhënë në Prokurorinë e Gjirokastrës, nuk është kontaktuar më.

“Vetë jam interesuar. Kam kërkuar një takim me prokuroren e çështjes, Pranvera Pustina. Kam arritur të takohem me të, por më ka pyetur thjesht si një bashkëbisedim, as më ka marrë deklarim, absolutisht asnjë g

jë.”

Prokuroria e Krimeve të Rënda delegoi çështjen e Guximtar Boçit në Prokurorinë e Fierit për moskompetencë. Qytetarja shprehet se është vënë në dijeni nëpërmjet mediave, pasi nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar prej tyre.

Denoncuesja tregoi se nuk është kontaktuar nga prokurorja e çështjes në Prokurorinë e Fierit, Elida Hoxha tha se është interesuar vetë për ecurinë e hetimit në muajin Qershor. Pas insistimit të vazhdueshëm për të lënë takim me prokuroren Hoxha ose edhe për t’i lënë një kërkesë me shkrim, asaj iu komunikua nëpërmjet një njoftimi zyrtar se çështja ishte pushuar.

Gazetari – Znj. Hoxhaj, si kaluat? Genci Angjellari nga emisioni “STOP”.

Prokurorja Hoxhaj – Shiko! Më keni ofenduar me atë emisionin “STOP”, kështu që unë s’kam pse të jap informacion.

Gazetari – Po si mund ta pushosh çështjen pa e thërritur asnjëherë R.I.?

Kjo ka qenë ajo që ka transmetuar emisioni “Stop”. Pasi u pezullua nga KLD, Gjykata e Kriemve të Rënda për moskopetencë e kaloi në Gjykatë në Fier, dhe më konkretisht prokurorja Elida Hoxhaj.  Filloi dhe mbaroi i gjithë hetimi pa u thirrur një herë dëshmitarja.

Emisioni “Stop” ngre sot disa pyetje për prokuroren Elida Hoxhaj:

Si ka mundësi filloi dhe mbaroi hetimi dhe nuk u thirr njëherë dëshmitarja?

Gjyqtarja e Gjirokastrës tha se u lajmërua nga KLD se do shkonte kontrolli. A u panë njëherë tabulatet telefonike, që do vinë nga KLD, dekonspiroi kontrollin?

Plumbat? Ku thotë Guximtari: Bashkë na ndaje, plumbat? Nuk të bënë përshtypje?

Kodi i etikës së një gjyqtari.

Pasi të kishe thirrur dëshmitare duhet të kishe kërkuar tabulatet që Guximtar Boçi ka marrë në telefon dëshmitaren gjithë ato herë. Askush nuk ka marrë tabulatet e telefonit, pse?

Lidhur me këtë rast ka shkruar edhe drejtorja ekzekutive e “Aleanca gjinore për zhvillim”, Mirela Arqimandriti, e cila kërkon që drejtësia të vihet në vend dhe për të gjithë.

Një pjesë nga shkrimi:

Rasti i Roland Hysit nuk është i vetmi në Shqipëri, pasi një tjetër si ky doli i pafajshëm, madje kërkon ti rikthehet sërish punës. Në fakt tani që bashkëpunëtorët e tij dolën të pafajshëm, kush e mbron vajzën nga sulmet e mundshme? A i është ofruar asaj mbështetje sociale, nga bashkia apo nga ndonjë institucion tjetër?

Në këtë rast është emisioni “STOP”, i Televizionit kombëtar Klan që disa herë ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe ka sjellë përpara nesh çështje të tilla si rasti i prokurores Elida Hoxhaj e cila kreu një hetim dhe mori një vendim pa marrë në pyetje viktimën R.I. Apo po për të njëjtin rast gjyqtarja Blerta Çibuku Marku e cila me vendimet e saj nxori R.I. dhe fëmijët e saj në rrugë dhe që në vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u gjet që kishte kryer akte e sjellje të cilat nuk pajtohen me funksionin e gjyqtarit e që përbëjnë shkelje disipline.

A do të merret parasysh nga organet e vetingut moraliteti i prokurores në hetimin e kësaj çështje? Sistemi i drejtësisë në Shqipëri edhe në mes të procesit të vetingut lejon që denoncimin e rastit Boçi ta çojë drejt dështimit duke justifikuar veprimet e gjyqtarit me zë dhe figurë. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk mund t’i ofrojë viktimës dhe publikut dështime proceduriale për fakte të pamohueshme që kanë dalë në media me zë e me figurë. Shteti shqiptar me gjithë mekanizmat e ngritura e të sanksionuara me ligj duhet të krijojë të gjitha kushtet që dhunuesi apo shkelësit e ligjit, të marrin dënimin e merituar. Marrja e pafajësisë së dhunuesit në raste të tilla tregon që ligjet lënë shtigje shpëtimi për ata që i kanë shkruar dhe që i zbatojnë duke luajtur me jetët e njerëzve të pafuqishëm.

Gjyqtari Guximtar Boçi, kërkon rikthimin në vendin e mëparshëm si kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjirokastër.

“Kthimin në vendin e mëparshëm të punës për të përfunduar mandatin në funskionin drejtues të ndërprerë në mënyrë të paligjshme

“.

/tvklan.al

 


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT