Gjykata e Apelit në Durrës ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për ish-kreun e Autoriteteit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe paraardhësin e tij Andi Toma. Ata akuzohen nga Prokuroria e Elbasanit për shpërdorim detyre në ndërtimin e rrugës Elbasan – Gjinar, duke zgjatur afatet e punimeve në kundërshtim me ligjin.

Sipas prokurorisë, ish-zyrtarët i kanë shkaktuar një dëm prej 5 miliardë lekësh të vjetra buxhetit të shtetit. Dashamir Xhika nuk pranoi të japë sqarime, ndërsa Andi Toma e quajti absurd arrestimin e tij, dhe faktet e paraqitura nga organi i akuzes si të rreme. Por treshja e Apelit vendosi të lërë të burg dy ish-drejtuesit e ARRSH bashkë me Kujtim Hysën, administrator i kompanisë që kishte fituar tenderin e rrugës.

Dy ish-administratorë të kompanisë Agron Hysa dhe Rezarta Bokçiu u lanë detyrim paraqitje. Ndërsa Dashamir Xhika dhe dy ish-vartës të tij akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan në vlerat e dhjetra milionëve Dollarë.

Tv Klan