Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD, Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por shkalla e tretë e gjyqësorit e shtyu për në datë 22 Prill.

Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të Malltezit për masën e sigurisë.

/tvklan.al