Agim Thomo, nga Fieri, tregon në “Stop”, se prej vitesh jeton e punon në Athinë, por i është dashur të vijë shpesh në atdhe, për të marrë një armë gjahu me leje, kujtim nga i ati, që i ka mbetur në polici. Për shkak të një konflikti të nuses së vëllait me vjehrrin, policia ka marrë armën e gjetur në shtëpi.

Çështja ka shkuar në prokurori dhe kjo e fundit, ka vendosur kthimin e armës së gjahut. Por në polici i thonë, se për tërheqjen e armës duhet vendim gjykate, edhe pse prokuroria ka marrë vendim të mos e çojë çështjen në gjykatë. Më pas përgjigja është, se duhet të vijë me shkresë zyrtare e të protokollohet dhe jo të mbërrijë dorazi. Agimi thotë, se për një çifte që kushton 200 mijë Lekë, ka paguar deri tani 3 mijë Euro, ndaj i vjen të qajë, që nuk po e merr dot.

“Unë jam Agim Thomo nga Fieri jetoj në Athinë vite me familje, ju drejtova emisionit stop për një armë zjarri që më është marrë në shtëpinë time. Shkaku i armës që e morën është babai me nusen e vëllait nga kjo hynë dhe ma morën armën. Këtë armë ma ka blerë babi im që e kisha kujtim”.

Gazetarja: Keni ndjekur ndonjë procedurë  gjyqësore se me fjalë nuk jepet arma?

Agim Thomo:

Kemi ndjekur , në 2017 Prokurorja Taka, duke parë debatin që ka ndodhur ka thënë se nuk është e arsyeshme të shkoj në gjykatë dhe arma ti kthehet pronarit që e ka. Ka kaluar një vit e gjysëm dhe mua më ka shkuar deri tani 3 mijë Euro ajo armë që ka vlerën e 200 mijë Lekëve të vjetra.

Gazetarja: Në polici çfarë të thonë?

Shumë gjëra, hajde sot, hajde nesër. Problemi është se për nja armë më kanë bërë si punë e topit, lart edhe poshtë.

Tek policia KMFSH

Policia:

Ti je Agim Thomo?

Denoncuesi:

Po! Agim Thomo!

Policia:

Fola me Gazin (OPGJ) dhe më tha është në Vlorë. Atëherë, unë fola me sekretaren dhe tha, ne bazohemi vetëm në shkresën, që dërgon gjykata, jo prokurorja. Sepse Gazi thotë unë nuk interesohem te kjo, interesohet, kur të shprehet  gjykata. Se thotë, unë dua, kur të shprehet gjykata. Atëherë ia kthejmë!

Denoncuesi:

Nuk kemi vajtur në gjykatë, nuk kemi diskutuar. Nuk vajti puna deri në gjykatë.

Policia:

Prandaj! Po ashtu, prisni telefonatën tonë!

Nga ana e Komisariatit të Policisë së qytetit të Fierit, zotit Thomo ju tha se i duhet të ketë patjetër një vendim gjykate për të tërhequr armën. Ndërkohë që në Maj të vitit 2017 prokurorja e çështjes ka vendosur që konflikti mes familjarëve të zotit Thomo të pushohej si çështje, dhe arma ti kthehej zotit Thomo.

Gazetarja e emisionit “Stop” ju drejtua sesionit të Armatimit  duke e pyetur pse nuk e zbaton vendimin e prokurorisë.

Përgjegjësi i zyrës së armatimit:

Çifte Franceze 38, 32 I Agim Thomos prova materiale, i është bllokuar qytetarit.

Gazetarja: P

o ne e dimë, që e ka bllokuar por ka…

Përgjegjësi i zyrës së armatimit:

Provë materiale, e ka çuar në prokurori. E para e punës, ajo shkresë, që keni ju, duhet të më kishte ardhur zyrtarisht- drejtuar drejtorisë vendore  të policisë Fier! Unë s’di gjë, se ka një vendim të tillë fare.

Gazetarja:

Atëherë! Gjithashtu lidhur me kërkesën, ju njoftojmë se…

Përgjegjësi i zyrës së armatimit:

Kë? Kush është njoftuar?

Gazetarja:

Sendin e sekuestruar, na na na… për çështjen e kthimit të sendit pronarit, pas verifikimit nga sektori i armatimit dhe si rrjedhojë, duhet të shkoni pranë kësaj drejtorie për procedurën e ndjekur ndaj saj.

Përgjegjësi i zyrës së armatimit:

Prokuroria të ma sjelli mua zyrtarisht shkresën, pastaj marr unë vendime! Kjo shkresë i ka shkuar qytetarit dhe jo mua si institucion.

Gazetarja: S’ju ka ardhur, që nga…?

Përgjegjësi i zyrës së armatimit:

S’ka ardhë. Shko verifikoje në prokurori! Nëqoftëse i ka nisur numër shkrese drejtorisë vendore të policisë Fier prokuroria, atëherë mbaj unë përgjegjsinë, pse nuk e kam zbatuar. Pra, unë pres nga Prokuroria.

Pasi Sesioni i Armatimit pranë Policisë së Fierit tha se nuk është njohur me urdhrin e Prokurorie për vendimin e zotit, Thomo, gazetarja e emisionit “Stopit” shkoi në Prokurorisë e Fierit për të marrë vesh nëse ka dërguar apo jo një shkresë zyrtare.

Sekretarja e prokurores:

E ka dërguar ajo, që në 2017-ën. Ai vendimi i është nisur dhe drejtorisë së policisë, se do të jap unë numrin, që ta gjejnë ata kollaj. Ta gjejnë kollaj! Ata rrezik e kanë humbur, as bëhet fjalë!

Denoncuesi: Po!

Sekretarja e prokurores:

Këtë vendimin e mosfillimit, ia ka nisur prokuroria me shkresë përcjellëse dhe drejtorisë së policisë sektorit të armatimit. Shko dhe atje!  Ia ka nisur edhe një kopjo, më fal, oficerit Gazmend Idrizi. Dhe mbaje këtë letrën e verdhë këtu dhe ta gjejnë me këtë numër protokolli!

Prokuroria tha se e ka dërguar shkresën në Komisariatin e Fierit, por këta të fundit nuk e kanë.

Serish tek zyra e sektorit te armatimit.

Përgjegjësi i zyrës së armatimit:

Kjo është i 9-i, ju thoni i 7-i.

Gazetarja:

No, No! Ky është numri i protokollit. Që kam marrë nga prokuroria dhe ka mbërrit më këtë datë, pikërisht pranë policisë. Kaq e vështirë është, që brënda një institucioni, të mos vijë një shkresë e tillë?

Përgjegjësi i zyrës së armatimit:

Të lutem! Nuk e di! Te unë, te zyra e armatimit, një shkresë e tillë nuk ka ardhur.

Zyra e informacionit:

Nga verifikimet, që bëmë në sekretarinë e drejtorisë, kjo shkresë ka shkuar në komisariatin e policisë, nuk është pjesë e drejtorisë. Atje përjashta, është zyra e informacionit. Keni përgjegjësen e informacionit, që mund të interesoheni!

Ping -pong shkojmë drejt komisariatit.

Gazetarja:

Doja të dija, ku është ky dokument sot?

Policia:

Atëherë! Unë në sekretari kam pyetur dhe më thonë, që shkresë zyrtare, nuk ka ardhur. Është i njëjti problem, ka ardhur zotëria dhe dje.

Gazetarja:

Nuk ka ardhur?

Policia:

Duhet të vijë nga gjykata!

Gazetarja:

Si nga gjykata?

Policia:

Duhet të vijë nga gjykata vendimi! Është më kompetente gjykata!

Gazetarja:

Si është më kompetente gjykata?

Policia:

Zotëria ka ardhur me shkresë dorazi dje dhe shkresë dorazi, nuk pranohet. Duhet të vijë me postë nga gjykata, të protokollohet në sekretari!

Gazetarja:

Është protokolluar

!

Policia:

Nga sekretaria jonë?

Gazetarja:

Ndodhet në komisariatin e Policisë Fier!

Policia:

Gjithsesi, të marrim informacion!

Gazetarja:

Me këtë numër protokolli :77 94, datë 27.07.2017 dhe ky dokument nuk është dërguar në departamentin e armatimit.

Policia:

E kuptoj! Unë kam marrë informacion edhe dje për të njëjtën arsye, na thanë, që nuk ka ardhur nga gjykata. Do marr informacion dhe do të njoftoj!

Gazetarja:

Po ju pres!

Më pas gazetarja e emisionit “ Stop” shkoi sërish në Komisariatin e Fierit.

Gazetarja:

E sqarove?

Polica:

E lashë porosinë në sekretari, fola dhe me oficerin përkatës. Për informacione të mëtejshme, do vijë vetë oficeri.

Sekretarja e komisariatit: Që në momentin, që juve ju pashë atje, unë shkova në sekretarinë time dhe kam gjetur materialet, që unë arshivoj dhe do pak kohë kjo punë. Nuk bëhet cak-fak!

Gazetarja:

Pak kohë?! Më shumë se një vit e gjysëm!

Sekretarja e komisariatit:

Jo! Sot doli si material.

Gazetarja:

Që të kalojë nga ky departament në arshivën…

Sekretarja e komisariatit:

S’e di! Atë e bën oficeri.

Vjen OPGJ.

Gazetarja :

E njoftuat?

Policia:

E njoftuam! Po shefi  tha, se nuk merr kontakte me të.

Polica: Qytetari nëse do të mbarojë punë e shoqërojmë neve, të vazhdojë!

OPGJ Gazmend Idrizi:

Unë jam njohur me këtë vendim, me këtë material dhe e kam kaluar në sekretari. Të urdhërojë ajo kthimin e sëndit, jo unë! Unë nuk urdhëroj dot!

Denoncuesi: T

a ka urdhëruar! Këtu e ke! Këtu është urdhri!

OPGJ Gazmend Idrizi:

Ore, në prokurori! Se këtu ka vendos mosfillimin. Nëse do vish me gazetarë, mos…, mos u lodh!

Denoncuesi:

Nuk po qaj dot! Nuk po qaj dot! Nuk po qaj dot.

/tvklan.al