Fadil Daja pas një problemi në gju i është drejtuar Spitalit të Traumës, ku ka marrë një recetë me medikamentin Sinovial 64 mg. Kur i është drejtuar farmacive, çmimi ka qenë i lartë dhe ndryshonte nga një farmaci në tjetrën.

“Kam probleme me gjurin dhe shkova në spitalin ushtarak. Më vizitoi dhe tha nuk ke thyerje, ke vetëm mungesë lëngjesh. Më tha do të jap dy ilaçe. Dhe më tha do i marrësh tek farmacia”, tha ai.

Disa farmaci nuk e kishin fare këtë medikament, ndërsa ato e që e kishin, e shisnin pa pullë dhe 23 mijë deri në 28 mijë lekë të reja.

“Vajta atje, e pyeta dhe më tha që kushtojnë 280 mijë lekë. Po vitamina? 75 mijë lekë. Sinovial. Vetëm ajo bënte 280 mijë lekë. Farmacistja më tha që ato janë kontrabandë, nuk i kemi, vetëm me porosi. Vajtëm në disa farmaci dhe tek depot qendrore ekzistonte ajo, me çmime diku nga 280 dikush thonte 300”, u shpreh i moshuari.

Fadili thotë, se në këto kushte, nuk mund të blinte ilaçin e nevojshëm, ndaj e siguroi përmes të afërmve në Itali për vetëm 20 euro.

“E lashë blerjen këtu, shyqyr që i porosita nga jashtë. Nga Italia ato ishin 20 Euro”, u shpreh më tej ai.

“Stop” provoi të kërkonte nëpër farmaci Sinovial 64 mg, por funksiononte vetëm me porosi dhe pa pullën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gazetari: Doja të pyesja për “Synovial”?

Farmacistja: Këtu nuk e kemi, do ta marr me porosi.

Gazetari: Ka mungesë tregu, apo nuk e kërkon njeri?

Farmacistja: Për Zotin, ngaqë nuk është se ecën aq shumë dhe sidomos te ne farmacitë këtej. Ngaqë janë ato ngjitur. Kam frikë, se më skadojnë dhe e bëjmë me porosi.

Gazetari: Sa kushton?

Farmacistja: 230 mijë lekë shkon, me ta bo porosi dhe për nja gjysmë ore vjen.

Farmacia 2

Gazetari: Synovial 64?

Farmacistja: Vijnë me porosi. 230, për gjysmë ore të vjen.

Farmacia 3

Gazetari: Ke Synovial 65?

Farmacistja: Jo!

Gazetari: Ka mungesë tregu, apo..?

Farmacistja: Është në mungesë.

Gazetari: E gjej kështu vërdallë?

Farmacistja: Vështirë! Vetëm me porosi, po është 220 mijë lekë më duket një ampulë.

Gazetari: Do flas me doktorin!

Farmacistja: Po ke njerëz jashtë, blije jashtë!

Gazetari: Po jashtë sa kushton?

Farmacistja: Epo tani po më kërkon shumë, tani unë nuk e di.

(Ilaçi shitet pa pullën e ministrisë)

Farmacia 1

Farmacistja: Synovial, 230 mijë lekë.

Qytetarja: Ça prodhimi është?

Farmacistja: Italian, italian, vetëm ky është Synovial.

Qytetarja: Eshtë kaq shtrenjtë, se ka mungesë?

Farmacistja: Jo, jo ky është çmimi. Nuk ka qenë ndonjëherë me pullë shteti, janë disa ilaçe, që vijnë pa pullë.

Farmacia 2

Farmacistja: Synovial? Çfarë doze?

Qytetarja: 64 mg!

Farmacistja: Është 250 mijë lekë.

Qytetarja: Çfarë prodhimi është?

Farmacistja: Synovial, një është, ma jep ta shoh! Ky është Italian.

Qytetarja: Po këtë pullën e Ministrisë, nuk e ka?

Farmacistja: Është integrator.

Farmacia 3

Qytetarja: Sa kushton?

Farmacistja: 230! (mijë lekë)

Qytetarja: Ça prodhimi është?

Farmacistja: Italian!

Qytetarja: Këtë pullën nga Ministria?

Farmacistja: Është me Tvsh.

Farmacia 4

Farmacistja: Përgatitu, ky është injeksioni, të tjerët pastaj variojnë më shtrenjtë, ky është më i liri.

Farmacia 5

Farmacistja: 200 mijë lekë 2 copë, 100 mijë lekë copa, me e ble te depot primare, mos me marr përqindje ne. Mjerë kujt i bie!/tvklan.al