Arsenali pritet të jetë shumë aktiv në merkaton e verës. Me një drejtor të ri sportiv, si Andrea Berta, anglezët pritet të bëjnë lëvizje të shumta, për krijimin e një skuadre konkurruese.
Pak ditë më parë londinezët arritën marrëveshjen për afrimin e mesfushorit Martin Zubimendi nga Real Sociadad, por nuk do të ndalen këtu.
Synimi i radhës i “topçinjve” është sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo. Braziliani ka shfaqur pakënaqësi për minutat e aktivizimit dhe dëshiron të largohet, për të nisur një aventurë të re.
Arsenali e ndjek prej kohësh Rodrygo-n dhe po përgatit ofertën për ta afruar në verë.
24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Realin, por sipas raportimeve nga Spanja, palët pritet të ndahen pas përfundimit të këtij sezoni.
/tvklan.al