Në muajin Dhjetor të vitit të kaluar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë i ftuar Ermal Meta i cili ka treguar për problemin e tij më të madh që ka. 34-vjeçari është dashuruar me një grua 41 vjeç nga Gjilani, por familja e tij nuk e pranojnë vajzën sepse nuk është e bukur dhe është 7 vite më e madhe se ai. Ermali tregon se e ka njohur në rrjetet sociale dhe nuk e ka takuar ende sepse atë nuk e lejojnë familjarët të dalë për kafe dhe të takojë një djalë. Ai duhet t’ja kërkojë dorën në shtëpi dhe pasi të fejohen të takohen.

Pas disa muajsh Ermali rikthehet sërish në studion e “Historia ime” për të rrëfyer se si i kanë ecur gjërat dhe nëse është takuar me të dashurën e tij që e ka njohur virtualit.

Ermali shprehet pjesëmarrjen e tij në emision nuk e ka pritur aspak mirë e ëma shpesh herë debatojnë për këtë çështje. Përsa i përket marrëdhënies me të dashurën e tij, ai shprehet se nuk e ka takuar ende sepse nuk ka arritur t’ja mbushë mendjen familjarëve dhe ata vazhdojnë të mos e pranojnë të dashurën e tij për shkak të moshës. Ata vazhdojnë të flasin përmes rrjeteve sociale, marrëdhënien e kanë të njëjtë dhe duhen shumë, pavarësisht pengesave që ata po hasin. Ai pretendon brenda shumë pak muajsh ai ka vendosur që të shkojë në Kosovë dhe të provojë bashkëjetesën me gruan që do. /tvklan.al