kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry synon të gjejë mirëkuptimin e Moskës për t’i dhënë fund luftës civile në Siri. Qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dallojnë mes tyre, kur flitet për rolin e Presidentit sirian, Bashar Al Asad.

Uashingtoni kërkon largimin e tij ndërsa për Moskën, fatin e tij duhet ta vendosë populli sirian. Gjatë takimeve ne Moskë, me Ministrin e jashtëm rus, Sergei Llavrov dhe Presidentin Vladimir Putin, Kerri tha se, si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakort, që Shteti Islami përbën rrezik dhe të gjithë vendet e civilizuara nuk u mbetet zgjedhje tjetër, veçse të bashkohen për ta shkatërruar.

Shefi i diplomacisë ruse, tha se kur flitet për Shtetin islamik ai nuk duhet të kufizohet tek Siria, por edhe tek Iraku, Afganistani dhe Jemeni. Të hënën, Presidenti amerikan, Barak Obama, bëri thirrje për shumë kontribut ushtarak në koalicionin që lufton Shtetin Islamik.

Në anën tjetër, Arabia Saudite do të udhëheqë 34 vende, kryesisht muslimane në aleancën e re kundër terrorizmit, mes te cileve: Turqia, Libia, Emiratet e Bashkuara, Jemeni etj. Qendra e operacioneve të perbashketa të saj do të jetë në Riad.

Tv Klan