Shkarkimet e ujit në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë ndërprerë që prej orës 11:00 të së shtunës. Në orët e para të mëngjesit portat e Vaut të Dejës shkarkonin me 200 m3/s.

KESH ka angazhuar të gjithë agergatët për të prodhuar energji në të dy hec-et, për të ndalur derdhjen e ujit dhe për të rritur prodhimin e energjisë elektrike. Rezerva energjitke e ditës së sotme ka arritur 572 gigavat orë, duke u rritur me 20% gjatë dy ditëve të fundit.

Edhe niveli i ujit në liqenin e Fierzës, që prej fillimit të valës së reshjeve ka arritur në 273.16 metra, 5 metër më shumë se 48 orë më parë. Prurjet në këtë basen vijojnë të jenë me intensitet të lartë 1000 m3/s.

Përveç energjisë që dërgohet për shërbimet e balancimit të rrjetit dhe asaj që do t’i jepet OSHEE-së për konsumin vendas, KESH ka shmangur derdhjen e ujit duke shkëmbyer për depozitim me Korporatën Energjetike të Kosovës sasinë prej 26500 MËh dhe ka shitur në treg të parregulluar sasinë prej 58000 MËh. Situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll dhe reshjet e shumta të shiut deri tani kanë siguruar rreth 6 milion euro të ardhura për KESH, ku 4 milion janë gjeneruar vetëm nga operacionet e fundit.

/Tv Klan

https://www.youtube.com//embed/besTnlfVYYs