Trajneri i Chelsea flet për golin e shqiptarit në miqësoren e fituar 2-1 ndaj Bornemouth

Trajneri i Chelsea Thomas Tuchel është i kënaqur që skuadra e tij arriti ta përmbyste Bornemouthin në miqësore. Sipas gjermanit, nuk është e lehtë që të fitosh kur ke pësuar një gol, por “blutë” e Londrës ia dolën falë golave të sulmuesit kuqezi Armando Broja dhe Ike Ugbo.

Shqiptari 19-vjeçar ka firmosur një kontratë të re me Chelsea deri në vitin 2026.

Gjermani tha se ishte diçka e mirë që ta shikonte Brojën dhe Iken të shënonin.

“Duhej me patjetër ta kthenim ndeshjen, sepse është ndjenjë më e mirë kur fiton dhe të vazhdosh nga këtu se sa të humbësh dhe të shqetësohesh, të jesh i mërzitur apo i inatosur. Shumë më mirë! Broja dhe Ugbo kishin shanset e tyre dhe i shfrytëzuan. Kjo është ajo që bëjnë dhe kështu duhet të vazhdojnë“.

Trajneri Tuchel beson te sulmuesi kuqezi. Sipas “Sports Illustrated”, Chelsea ka refuzuar disa oferta për huazimin e shqiptarit, pasi synon ta promovojë në Premier League.

“Blutë” e Londrës po punojnë që të sjellin në “Stamford Bridge” një nga sulmuesit Harry Kane, Romelu Lukaku dhe Erling Haland.

Por secili prej tyre është kandidat i vështirë.

Për këtë arsye, Tuchel e do shqiptarin, i cili sezonin e shkuar realizoi 19 gola në 34 takime në të gjitha kompeticionet.

Klan News