Kujdesi për fytyrën është një pjesë e rutinave tona të përditshme, por për fat të keq nuk mund të themi të njëjtën gjë për këmbët.

Realiteti i trishtuar është se ne kujdesemi shumë për fytyrën dhe shumë pak ose aspak për këmbët tona. Kjo bën që këmbët të jenë të thata dhe të plasaritura.

Por ekspertët shprehen se kujdesi për to është mjaft i rëndësishëm. Pas një dite të lodhshme rekomandohet t’i vendosni këmbët në ujë të ngrohtë dhe kripë.

Gjithashtu duhet të përdorni një hidratues të mirë për ta aplikuar në atë pjesë të këmbëve ku lëkura është plasaritur.

Duhet të keni një rutinë të rregullt për kujdesin e këmbëve, në mënyrë që lëkura të jetë e lëmuar, e butë dhe të mund t’i evitoni vetes dhimbje dhe probleme të ndryshme që lidhen me infeksionet.

Rekomandohet të kryeni një pedikyr mjekësor. Ndryshim nga një pedikyr i thjeshtë qëndron në faktin se një pedikyr mjekësor përqendrohet në kujdesin higjieno-estetik të thonjve të këmbëve dhe thembrave të këmbëve dhe jo vetëm në pamjen e bukur të tyre.

Një trajtim i mirë mjekësor për pedikyr përfshin një kontroll të plotë shëndetësor të këmbëve, këshilla për kujdesin e tyre çdo ditë, përdorimin e hidratuesve të përshtashëm për lëkurën dhe masazh për këmbët tuaja./tvklan.al