Shpeshherë dëgjojmë nga miqtë apo të afërmit se pasi kanë konsumuar verë, ata kanë dhimbje kokë dhe kjo situatë është e vazhdueshme. Disa thonë që vera nuk ka qenë cilësorë apo kanë ndikuar faktorë të tjerë. Por, sipas studimeve rezulton se edhe verërat e shtrenjta shkaktojnë dhimbje koke të nesërmen, jo domosdoshmërisht gjithmonë, por në të shumtën e rasteve.

Ekspertët rekomandojnë disa këshilla sesi të parandaloni dhimbjen e kokës kur ju konsumoni verë.

1. Për çdo gotë verë, pini një gotë me ujë

2. Pini më ngadalë

3. Pini dy filxhan kafe të fortë para se të pini verë, pasi sipas ekspertëve kafeina ngushton enët e gjakut.

4. Provoni të pini një medikament i cili është kundër alergjisë (antihistamine)

5. Zgjidheni me kujdes verën që do të pini, të ketë sa më pak sheqer pasi ky i fundit ka gjasa që t’iu japë dhimbjen e kokës. Dhe shmangni verën e kuqe nëse vuani nga dhimbja kronike e kokës./tvklan.al