Nëse merrni më shumë kalori nga sa digjni, do të shtoni në peshë apo jo?

Po, por ka disa dieta të thjeshta të cilat ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit tuaj dhe në përgjithësi përmirësojnë shëndetin e zorrëve duke mbajtur një peshë konstante të trupit.

Këtu janë disa këshilla që do të ndihmojnë në shëndetin tuaj dhe do të eleminojnë kilet e tepërta.

Hani djathë

Kombinimi i bukës së thekur me djathë kthehet shpejt në energji dhe është një mënyrë efektive për zvogëluar në masa të vogla sasinë e sheqerit në gjak.

Shmangni antibiotikët

Antibiotikët janë si “bombë atomike” në zorrë, duke shkatërruar përbërjen e baktereve të mira, të cilat janë elementi kryesor për të mbajtur një peshë normale.

Hani ushqime të fermentuara

Një tjetër mënyrë për të rritur praninë e baktereve të mira te zorrët është konsumimi i ushqimeve të fermentuara si turshitë, të cilat janë të mbushura me baktere. Jo të gjithë i preferojnë turshitë kështu që mund të zëvendësohen me kos natyral ose djathë të freskët.

Ushtrime fizike

Studimet tregojnë se ushtrimi fizik menjëherë pas ngrënies mund të zvogëlojë kohën e marrë për ta kthyer ushqimin në energji për shkak të një rënieje të rrjedhës së oksigjenit, e cila kur është në pushim, ndihmon për të çliruar energjinë nga ushqimi në qeliza.

Kjo rezulton në rregullimin më efektiv të sheqerit në gjak./tvklan.al