Mbledhja në teatrin “Petro Marko” të Vlorës

Këshilli Bashkiak i Vlorës i është drejtuar me një ftesë zyrtare kreut të Bashkisë së qytetit, Dritan Leli, të ballafaqohet me ta në teatrin “Petro Marko” në një mbledhje ku do të miratohen edhe vendime të tjera për qytetin.

Leli ka refuzuar më parë të përballet me këshilltarët e Bashkisë në teatrin “Petro Marko”. Ndryshimi është se kësaj radhe, këshilltarët bashkiakë kanë vendosur si pika të rendit të ditës disa vendime të tjera për t’u miratuar.

Kjo është ftesa e tretë që i bëhet kryebashkiakut, për të diskutuar në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, per situatën e shërbimeve të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj., si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Tv Klan