Këshilli i Europës do të monitorojë zgjedhjet që do të zhvillohen gjatë vjeshtës në Shqipëri. Drejtori politik i Këshillit të Europës Furer ka garantuar sot kryesocialistin Nano dhe liderin demokrat Berisha se ky organizëm europian do të sjellë vëzhguesit e saj nëpër qendrat e votimit. Ai shoqërohej në këto takime nga përfaqësuesi i ri i Këshillit të Europës në Tiranë. Nano i ka njohur zyrtarët europianë me aktivitetet e Komisionit Parlamentar të Paktit të Stabilitetit ndërsa Berisha i njohu përfaqësuesit e KE-së me vendimin e Partisë Demokratike për tu angazhuar në regjistrimet e votuesve dhe ndryshimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor aktual. Ndërkohë një tjetër mision vëzhues i KE-së do të takojnë nesër të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit Shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame