I kërkon parlamentit të heqë dorë nga propozimet aktuale

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach ka shprehur shqetësimin në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë nismën ligjore e cilësuar si paketa antishpifje.

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe të urdhërojë mediat të heqin raportet e lajmeve mbi çështje të tilla si ‘cenimi i dinjitetit të individëve’. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera”, thotë Schennach.

Schennach i referohet Opinionit të Komisionit të Venecias të 19 qershorit 2020, ndërsa i kërkon parlamentit shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë procesin.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët të shqyrtojnë me prioritet paketën. Nisma është kritikuar gjerësisht më herët nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias, ndërsa paketa është hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias.

Tv Klan