Për fatin e pesë gjyqatarëve të pushuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë Drejtësia Shqiptare. Gjyqtarët të larguar rreth një vit më parë, kanë paraqitur kërkesën në Gjykatën e Kasacionit ku kërkojnë rrëzimin e vendimit dhe rikthimin e tyre në punë. Seanca gjyqësore do të zvhillohet me 3 Nëntor por që tani kanë hasur në vështirësi pasi dy prej gjyqtarëve ankues nga Tirana janë shpallur në kërkim nën akuzën e pjesëmarrjes në kryengritjen e armatosur. Ministri i Drejtësisë kishte kërkuar kushtetueshmërinë e kërkesës, por pas përsëritjes së saj gjithçka do të vendoset në një tjetër proces. Ky do të jetë rasti i parë ku vetë Organet e Drejtësisë do të gjykojnë vendimet e Këshillit më të lartë të saj.

Pamje Gjykata e Tiranës, Gjykata Kushtetuese./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili