Këshilli i ri Kombëtar, Basha: E vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim




Këshilli i ri Kombëtar, Basha: E vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim

16:01 18/07/2021

Partia Demokratike publikoi listën e fituesve për të qenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, në 4 vitet e ardhshme. Në një reagim, vetë kreu i PD përshëndeti zgjedhjet dhe kërkoi nga anëtarët e Këshillit të punojnë, pasi sipas tij, janë shpresa për shqiptarët që duan ndryshimin.

“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur! Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkërisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie. Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu. Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, u shpreh Basha

Mes 300 anëtarëve të përzgjedhur vihet re mungesa e kritikëve të kryedemokratit Lulzim Basha, veçanërisht Edith Harxhi dhe Arben Ristani../tvklan.al





Të ngjashme