boma

Këshilli i Sigurimit dënoi testin e bombës me hidrogjen nga Korea e Veriut, që shkaktoi fillimisht një tërmet prej 5.1 ballë të shkallës Rihter pranë impiantit bërthamor të Pungie -së dhe tronditimë pas edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas Këshillit, ekziston kërcënim i qartë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe do të nisë menjeherë punën për masa kundër Penjanit, pas testit. Nëse konfirmohet, ky do të ishte testi i katërt bërthamor i Koresë së Veriut, prej vitit 2006.

Bombat me hidrogjen janë më të fuqishme dhe më të përparuara se ato atomike, përdorin bashkimin e atomeve për të lëshuar një sasi të madhe energjie. Por shumë ekspertë bërthamore ngritën pikëpytje. A ishte shpërthimi kaq i fuqishëm, sa të besohet se është shkaktuar nga një bombë me hidrogjen?

Brus Benet, analisti i “Rand Corporation” ishte ndër të parët që hodhi dyshime për testin e Penjanit. “Forca e saj”, tha ai, “duhet të ishte 10 herë më e madhe se ajo që pretendohet nga autoritetet e vendit”.

Edhe për ekspertët kinezë dhe koreano – jugorë të dhënat nuk mbështesin tezën se mund të ishte një bombë me hidrogjen.

Kina u shpreh kundër testit, Japonia e cilësoi një kërcënim të rëndë.

Për Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, ishte nje provokim me pasoja të rënda.

Për Rusinë, shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, ndërsa për NATO, një sjellje e rrezikshme.

Mediat perendimore e cilësuan spektakolar raportimin e lajmit nga televizioni shtetëror, i cili u brohorit nga shumë koreanoverior.

Tv Klan