Këshilli i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ka shpallur sot platformën e bashkëpunimit të të gjitha sindikatave të cilat tubuan në përmbysjen e komunizmit në vitet 1990-1991. Si simbol i këtij bashkimi , përfaqësuesit kanë zgjedhur figurën e Azem Hajdarit. Në mbledhjen e tyre të sotme, krerët sindikalistë, pasi shpallën atashimin e tyre në grupimin “Lidhja kundër Diktaturës”, morën përsipër sheshimin e të gjitha problemeve që sindikatat kanë patur gjatë viteve të fundit, ku e tillë ishte dhe çeshtja gjyqësore mes Azem Hajdarit dhe Valer Xhekës dhe për këtë qëllim është vendosur thirja e një tryeze të rrumbullakët ku do të ftohen të gjitha sindikatat.

Pamje krerët e sindikatave mbledhje./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti