Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Në një njoftim për shtyp nga selia blu, thuhet se “në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD”.

Këtë të shtunë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi sot me votë të fshehtë 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së kësaj force. Me zgjedhjen e kryesisë së re përfundon mandati i Komisionit të Rithemelimit./tvklan.al