Këshilli Kombëtar i PD rrëzon propozimet e Arben Imamit

Këshilli Kombëtar i PD rrëzon propozimet e Arben Imamit

19:42 20/04/2018

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka rrëzuar dy propozimet e ish-deputetit Arben Imami. Kërkesa e parë ishte që në mbledhjen e sotme të Këshillit të diskutohej për humbjet në zgjedhjet e Qershorit 2017, ku Partia Demokratike mori rezultatin më të ulët në historinë e saj.

Kurse propozimi i dytë i rrëzuar ishte diskutimi në parim për statutin e partisë. Vet Arben Imami, duke folur për mediat jashtë selisë blu, tha se Partia Demokratike ka një drejtim monokratik.

[caption id="attachment_378259" align="aligncenter" width="846"]Foto: Arben Imami Foto: Arben Imami[/caption]

"Një propozim të parë, që të diskotohet në Këshill Kombëtar zgjedhjet e kaluara. Ky propozim ra me shumicë dërrmuese votash. Po me shumicë dërrmuese votash ra propozimi i dytë që të diskutohet në parim për statutin. Partia vijon të mbetet monokratike, nuk është një ditë e bukur kjo për patrinë"

, u shpreh Arben Imami. /

tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi