Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike përmbylli këtë të shtunë procesin e numërimit dhe përllogaritjes së rezultatit të votimit për sekretariatin e partisë.

Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, në votim morë pjesë 328 anëtarë.

Gazmend Bardhi mundi Dorian Telitin në garën për Sekretar të Përgjithshëm të PD-së.

Çlirim Gjata u zgjodh sekretar për Çështjet Ligjore ndërsa Sahit Dollapi u zgjodh në postin e Sekretarit Organizativ.

Ivi Kaso mundi Dorian Gjomarkaj në garën për postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, ndërsa Ervin Minaroli fitoi garën për Sekretar për Burimet Njerëzore./tvklan.al