Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar me një postim në Twitter pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Kim shprehet e lumtur që Zgjedhorja po bën progres, ndërsa shkruan se ka takuar të gjithë anëtarët e saj dhe beson se do të marrin vendime të zgjuara.

“Më vjen mirë të dëgjoj se Këshilli Politik për Reformën në Drejtësi po bën progres. I kam takuar të gjithë anëtarët, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasili, dhe besoj se do të marrin vendime të zgjuara. Faleminderit që vini të parën të ardhmen”. /tvklan.al