OKB-KeshilliKëshilli i Sigurimit i OKB miratoi një rezolutë, e cila detyron qeveritë botërore të ndalojnë shtetasit e tyre t’u bashkohen xhihadistëve në Irak e Siri.

Rezoluta u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe u miratua unanimisht.

Ajo ka për qëllim të frenojë avancimin e Shtetit Islamik, deri në eliminimin e tij.

Ky sesion drejtua nga Presidenti amerikan.

Më herët Presidenti amerikan Barak Obama foli edhe përpara asamblesë së përgjitshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai kërkoi nga vendet arabe e myslimane të bëjnë të pamundurën për të ndalur ideologjitë e organizatave ekstremiste, si Shteti Islamik.

Sulmet ajrore të aleancës në Siri e Irak, kundër shtetit islamik vijonë në ditën e tretë. 

Tv Klan