Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë e Tiranës kërkon ndërhyrjen e Kongresit të Autoriteteve lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës për vënien nën kontrollin e drejtpërdrejtë të këtij institucioni nga Kryeministri Edi Rama, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Në shkresën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Mathieu Mori ata thonë se përmes ndërhyrjeve në shkelje të ligjit është cënuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe është margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimmarrja.
Sipa styre ka shenja të qarta se ky kontrolli i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Klan News