Paralajmërimi i PD se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thotë se këshilltarët e djathtë kanë dy vite që nuk shkojnë në Këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe puna ka vijuar pa u bllokuar.

Duke ironizuar qëndrimin e PD, Veliaj thotë se

“toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”.

“Do i djegin për dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kanë dy vjet që s’vijnë në këshillin e @BashkiaTirane dhe toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”,

shkruan Veliaj.

/tvklan.al