Këshilltari amerikan i sigurisë: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje

Posta

Këshilltari amerikan i sigurisë: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje

13:55 16/12/2018

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social Tëitter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Këto deklarata, Bolton i bëri në takimin me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mirëprita ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë, si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur”,

thuhet në postimin e Bolton.

Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel ende nuk është përcaktuar nga Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Zyrtarja ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./abcnews.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi