Para pak kohësh Jimi Tihofsi solli në Tiranë “Kësulat”. Filmi i tij bën një përjashtim nga prodhimet e tjera kinematografike me temë luftën në Kosovë. Te “Kësulat” tregohet historia e atyre pak serbëve që nuk iu bindën Slobodan Miloseviç-it, por vazhduan të jetojnë paqësisht me shqiptarët.

Në film ai Jimi Tihofsi e përcjellë këtë ngjarje përmes dy familjeve, një serbe dhe një kosovare në një fshat të vogël në Kosovën e 1998-1999. Ata vazhdojnë ta ruajnë miqësinë, madje mjeku i familjes shqiptare kujdeset për fqinjët serbë me gjithë damkën tradhtar.

Dalja nga qasja e kinemasë kosovare ndaj luftës është parë e guximshme për disa e për të tjerë e shpejtë për kohën, gjë për të cilën Jimi Tihofsi i zhvendosur prej vitesh në Britaninë e Madhe e argumenton kështu vendimin e tij për t’i prezantuar kinemasë së huaj këtë copëz të historisë mes kosovarëve dhe serbëve.

“Kësulat” ishte në listën e çmimeve Bafta, por pa mundur të përzgjidhet në atë fituese. Vazhdon të jetë pjesë e programeve të festivaleve ndërkombëtare të filmave, duke përmbushur kështu një nga objektivat e ekipit realizues.

Tv Klan