Cindy Marina rrëfen në emisionin “Rudina” eksperiencën e saj në “Miss Universe 2019”

Cindy Marina është një nga vajzat më të bukura shqiptare, e cila me kurorën e Miss Universe Albania, ka përfaqësuar vendin tonë në Miss Universe 2019. Konkursi i bukurisë Miss Universe 2019 u mbajt më 8 Dhjetor 2019 në Atalanta SHBA, ku Cindy u rendit mes 20 vajzave më të bukura.

E ftuar në programin “Rudina”, Marina ka treguar për këtë eksperiencë të veçantë, përjetimet dhe detajet nga konkursi më i rëndësishëm i bukurisë në botë.

Me të vërtetë është një gjë shumë e madhe të ikësh në Miss Universe, e kam ditur rëndësinë, por jo komplet, deri në natën finale. Kur isha në prapaskenë dhe të gjithë tifozët nga e gjithë bota bërtisnin dhe unë thashë: Wow jam në Miss Universe duke përfaqësur Shqipërinë dhe jam kënaqur shumë”.

Cindy gjithashtu ka realizuar edhe një fotosesion fotografik, ku shfaqet me një fustan të mrekullueshëm me shqiponjën.

Kjo foto tamam të lë pa fjalë dhe unë dua ta mbaj gjithë jetën. Dua ta kem gjithë jetën, dua ta zmadhoj dhe ta vendos në shtëpi. Nuk është veç foto e bukur, por është kujtim për mua si Miss Shqipëria, me shqiponjën”./tvklan.al