Këtë fundjavë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës ka menduar për një nga aktivitetet më të bukura dimërore. E kthyer tashmë në një traditë, “Dajti n’Fest” do të mbledhë bashkë këtë të shtunë qytetarë të shumtë.

Më 9 shkurt, APR në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe “EDS Foundation” nxjerrin nga sënduku i kullave malësore doket dhe zakonet, kostumet, rrëfenjat, zejet, veshjet tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, dhe i bëjnë pjesë të festës.

“Dajti n’Fest” është si një jehonë që i bëhet ditës së maleve. Që nga fillimet e saj, kjo festë gjithnjë e më shumë po i mbledh qytetarët në Dajt për të kaluar një fundjavë ndryshe mes aktiviteteve të larmishme festive. Në aktivitetin “Dajti n’Fest 2019” qytetarët do të mund të shijojnë natyrën e Dajtit, të argëtohen në tingujt e muzikës dhe në aktivitete të ndryshme sportive.

/tvklan.al