Parada e famshme e karnavaleve në Brazil është shtyrë për në Shkurt të vitit 2021. Rritja e rasteve dhe vdekjeve në këtë shtet kanë dëtyruar organizatorët që të marrin këtë vendim.

Shkollat e kërcimit nga ku dalin kërcimtarët që dhurojnë spektakël në rrugët e Brazilit edhe më herët kishin paralajmëruar se koronavirusi do ta vështirësonte edhe më shumë situatën dhe numri i të infektuarëve do ishte edhe më i lartë për shkak të grumbullimeve.

​​Si çdo vit, në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo numrat e kërcimit janë në epiqendër të festimeve, ku shkolla të ndryshme të Sambës tregojnë aftësitë e tyre me lëvizje provokuese dhe artistike.

Po ashtu nuk mungojnë asnjëherë vajza të veshura si sirena apo djem si kauboj. Ndërkaq edhe në qytetet verilindore Salvador, Porto Seguro dhe Recife organizohen parada në grupe duke lejuar edhe publikun që të bëhet pjesë.

Më shumë se një milionë e gjysmë turistë shkojnë në Rio gjatë karnavaleve, por përphapja e pandemisë ka sjellë pezullime të shumë aktiviteteve kulturore. Eksperët janë shprehur se shtyrja e karnavaleve do të sjellë pasoja ekonomike, pasi edhe udhëtimet janë pezulluar.

Brazili ka qenë një nga vendet më të prekura nga pandemia duke u renditur në vend të tretë me mbi 4.6 milionë infeksione dhe më shumë se 139 mijë vdekje.

Karnavalet e para braziliane janë mbajtur në vitet 1640, ndërsa 200 vite më vonë, në vitet 1840 nisi edhe përdorimi maskave, frymëzuar nga karnavalet italiane. 

Klan Plus