Eugent Bushpepa publikon baladën e dashurisë, Adrola Dushi pjesë e klipit

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, këngëtari i njohur Eugent Bushpepa ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Bëhet fjalë për një baladë dashurie, tekstin dhe muzikën e së cilës e ka realizuar vetë artisti.

“Stay With We Tonight” është titulli i produksionit të ri muzikor, i cili është shoqëruar edhe me një video, protagoniste e së cilës është edhe modelja Adrola Dushi.

Kënga është në gjuhën angleze dhe Adrola me Eugentin shfaqen si çift në klip.

Në postimin e saj, Adrola shkruan se kjo është hera e parë që e shohim atë të marrë pjesë në një klip dhe ndoshta e fundit, por ajo nuk mund t’i thoshte dot jo Eugentit.

 “Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot jo. Rrësheni rock’s! Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tend. Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër, profesionist i vërtetë, tanimë shoku im./tvklan.al