Vit i ri, çantë e re! Fillimi i 2023 i ka caktuar tashmë çantat që do të jenë të preferuarat e pasarelave të modës dhe do t’i shihni ngado përgjatë muajve në vazhdim. Nga modelet me përmasa të mëdha deri te ato të vogla e të lezetshme, ka diçka për këdo.

Xhins

Nëse mendonit se xhinsi është vetëm për veshjet, e kishit gabim. Këtë vit xhinset nuk do të jenë të vetmet që do të veshim në ngjyrën blu, përgatituni për gjithçka: nga çantat te takat.

Punk

Gjemba, thumba dhe tuba të vegjël, ky është trendi që rikthen vitet ’90 dhe nuk na vjen aspak keq.

ASMR

Nëse vdisni për efektet zanore të ASMR, nuk do mund t’i rezistoni këtyre çantave me kaq shumë tekstura dhe lëvizje.

Super-size

Thojini “mirupafshim” çantave të vogla. Ka ardhur koha për çantat e mëdha dhe nëse i keni brenda në dollap, mos hezitoni t’i nxirrni.

Funksionale por argëtuese

Çantat me forma të çuditshme që ofrojnë funksionalitet pa humbur bukurinë janë zgjedhje e domosdoshme për të qenë “in”. Një tjetër version janë çantat me rripin në mes dhe zbukurime si perlat apo çfarëdo gjëje që ju pëlqen janë zgjidhja ideale për rastet kur doni të  dukeni mirë dhe mos të mbani sende në duar.

Çantat jastëk

Të buta, të fryra por nuk janë për t’i mbajtur në shtrat. Këto çanta jastëk mund të jenë edhe një lloj ‘pushimi’ për duart tuaja. Nuk përjashtohen as versionet në ngjyra metalike.

Shkëlqim

Asgjë nuk tërheq më shumë vëmendje se sa një çantë me shkëlqim. Xixa, gurë, temina, ngjyra dhe mjafton për të qenë shpirti i festës.

Dorezat

Dorezat klasike nuk janë kurrë zgjedhja e gabuar. Një opsion mund të jetë edhe kombinimi i rripit për ta varur në qafë./tvklan.al