Këto janë familjet më të pasura të botës

Këto janë familjet më të pasura të botës

21:13 10/08/2019

Familjet më të pasura të botës shtojnë pasurinë e tyre me dhjetra mijëra Dollarë çdo orë dhe çdo minutë që kalon.

Familja Walton që zotëron kompaninë gjigande amerikane Walmart Inc. grumbullon 4 milionë Dollarë çdo orë, duke shtuar pasurinë e saj me shifra të frikshme. Kurse punëtorët në dyqanet e kësaj kompanie fitojnë vetëm 11 Dollarë në orë. Pasuria e familjes Walton ishte 191 miliardë Dollarë në muajin Qershor, dhe aktualisht është shtuar në 230 miliardë Dollarë dhe sa vjen e po rritet.

Në listën me familjet më të pasura në botë që ka publikuar “Bloomberg”, janë 25 të tilla që posedojnë pasuri prej 1.4 trilionë Dollarë.

Kryesimi i listës vijon me familjen Mars që ka një pasuri prej 127 miliardë Dollarë, familja Koch që përllogarit 125 miliardë Dollarë.

Në listën e familjeve më të pasura në të gjithë botën është shtuar së fundmi familja Mbretërore Saudite me 100 miliardë Dollarë pasuri.

Në Evropë dhe në Azi numërohen gjithashtu shumë familje, pasuria e të cilave po shtohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Megjithatë, në listën e Bloomberg mungojnë shumë familje të tjera të cilat nuk janë përfshirë, pasi ka qenë e vështirë llogaritja sepse pasuria e tyre është e shpërndarë nëpër të gjithë botën. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT